Shokohen të ftuarit/ Dhëndri ia kërcet syve nuses në mes të dasmës (VIDEO)

0

Qindra të ftuar kanë mbetur të shokuar teksa dhëndri ka goditur nusen e tij të re gjatë ceremonisë së dasmës.

Ngjarja ka ndodhur në Uzbekistan, ku çifti i ri ndodhej në qendër të sallës, ndërsa po ngrinin dolli. Të afërmit e tyre i ftuan të merrnin pjesë në një konkurs, të cilin nusja e re e fitoi, duke mposhtur thellë dhëndrin. Por duket se kjo e ka zemëruar keq këtë të fundit, duke i prekur sedrën dhe ai nuk ka hezituar po ka goditur nusen duke e lënë të shokuar , së bashku me gjithë të ftuarit.

Në këtë moment, vajza fillon të qajë dhe shihet teksa largohet nga skena, ndërsa të ftuarit sillen sikur nuk ka ndodhur gjë.

Në vitin 2019, një video e një incidenti të ngjashëm në Uzbekistan tërhoqi vëmendjen e publikut, ku një dhëndër sulmoi me zemërim nusen e tij pasi ajo e ngacmoi duke pretenduar se i hiqte tortën e dasmës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu