Julian Shabani, miku i Shpat Kasapit ka rrëfyer momentin e vështirë kur mësoi ndarjen nga jeta të këngëtarit të dashur për publikun e gjerë shqiptar, i cili ndërroi jetë parakohe në moshën 40-vjeçare.
“Më ka thënë vëllai im jam ftoh pak. Jam me grip. I thashë a mbarove punë me djalin, po. Mirë tha po shtrihemi dëgjohena më vonë. E kam marrë nga ora dhjetë dhe nuk ma hapi. Atëherë e ka marrë miku i tij i ka thënë merre nusen e vet. Për momentin jemi nisur rrugës për në Itali, jemi në Kroaci por ndalum. Po nuk e pashë me sytë e mi, nuk e besoj dot. U rrit jetim dhe djalin e la jetim”, u shpreh Shabani.
Ndërsa miku i tij i fëmijërisë, Vedat Sulejmani tha se Shpat Kasapi nuk ka shfaqur kurrë më parë probleme shëndetësore.
“Nuk ka pas asnjë problem me shëndetin. Kemi pas disa kontrolle para dy ose tre muajve, dhe shpati ishte shumë mirë”, u shpreh ai në emisionin “Breaking” në Top News me gazetaren Dafina Hysa.





