Qëllohen me armë zjarri dy ushtarë të Gardës Kombëtare në SHBA, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

0

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar sot në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave ndërkombëtare, dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë zjarri. Rrethanat e rastit janë ende të paqarta ndërsa zona është totalisht e boshatisur nga qytetarët dhe e rrethuar nga Shërbimi Sekret.

Vijon të mbetet gjithashtu e paqartë gjendja shëndetësore e dy ushtarëve të Gardës që janë qëlluar.

Shtypi është zhvendosur në sallën e konferencave brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa autoritetet vazhdojnë të mbledhin më shumë informacion mbi situatën. Ka një prani masive policore në qendër të Uashingtonit, DC, si dhe në Capitol Hill, ndërsa më tepër detaje priten të bëhen publike në vijim.