Shokuese! I moshuari rreh të vëllanë në Lushnje e më pas i shkatërron varrin e bashkëshortes

0

Një rast i pazakontë dhune është shënuar në Lushnje. Policia bën me dije se 66 vjeçari me inicialet L.B ka dhunuar të vëllain dhe më pas ka shkatërruar dhe varrin e bashkëshortes së tij.

Menjëherë pas kësaj i moshuari është arrestuar nga forcat policore.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu