Vrasja e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa jetë pranë banesës së tij, vijon të mbetet një çështje e rëndë që po hetohet nga autoritetet.
Sipas raportimeve i moshuari jetonte vetëm, ndërsa pjesëtarët e familjes së tij ndodheshin në Tiranë. Të afërmit e viktimës kanë deklaruar se ai nuk kishte konflikte me askënd.
Policia ka nisur marrjen në pyetje të banorëve të fshatit dhe deri tani janë shoqëruar mbi 20 persona për të dhënë dëshmi. Ndërkohë, ekspertiza ka konfirmuar se i moshuari është vrarë, pasi në kokë janë evidentuar shenja të goditjeve me sende të forta.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.