Administratori i pallatit shumëkatësh që u përfshi nga zjarri në zonën e ish-parkut në Tiranë është shoqëruar në polici.
Mesohet se administratori i pallatit do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë, zjarri në pallatin shumëkatësh zgjati për më shumë se 3 orë deri në fikjen e plotë të flakëve.
Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Fikja e flakëve nga zjarrfikësit u vështirësua për shkak të polisterolit në fasadën e godinës.
- Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende.