Jasir Asani kaloi një ditë në kryeqytet javën e kaluar dhe dha një intervistë për ish-trajnerin e tij, Skënder Gega, në podkastin e këtij të fundit, “Soccer Talk Podcast”.
Gjatë bisedës, lojtari i kombëtares shqiptare foli për shumë tema, por kryesisht për Kampionatin Europian dhe për shortin e kuqezinjve për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
“Kampionati Europian ishte një ëndërr, sepse luanim kundër tri prej kombëtareve më të mira. Kënaqësia më e madhe ishte kur pamë 55 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin e Dortmundit. Me pak fat, mund edhe ta kishim kaluar grupin”.
“Cila skuadër më ka bërë më shumë përshtypje? Italia. Dimarco ishte mbrojtës shumë i vështirë. Nuk ke shans ta driblosh. Kisha thuajse pesë muaj pa luajtur dhe kisha pak vështirësi”.
“Nuk kam frikë asnjë lojtar në botë dhe nuk jam lojtar që ndikohem nga emocionet.Shorti i Botërorit? Do të doja skuadra të forta. Nuk kam frikë nga asnjë”.