Shpallet në kërkim 18-vjeçari që aksidentoi me motor një të mitur në Elbasan

0

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë shpallur në kërkim shtetasin J. Sh., 18 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur në bulevardin “Aqif Pasha”.

I riu dyshohet se, duke drejtuar një motomjet, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte një i mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si pasojë, i mituri është dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e 18-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.