Shpallet në kërkim DJ i njohur/ Ushtroi dhunë ndaj punonjësin të policisë

0

Armand Basha ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohin “Dj MIND” është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj një efektivi në kryqytet.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pak ditë më parë, konkretisht në 23 shtator, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, aty ku DJ MIND nuk ka ngurruar të godasë oficerin e policisë të cilin fillimisht e ka sharë dhe më pas e ka goditur me grusht.

Sipas uniformave blu mësohet se dy efektivë policie po plotësonin masa administrative, për shkak se disa makina kishin bllokuar rrugën.

Gjatë këtij momenti Armand Basha del nga lokali në të cilin ndodhej dhe ofenton punonjësit e policisë. Ndonëse nuk ishte gjobitur personalisht ai vijoi me ofentimet ndaj efektivëve, teksa në një moement goditi me grusht njërin prej tyre.

Nga dhuna e ushtruar, efektivi i Policisë rrugore është plagosur rëndë në pjesën e fytyrës dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Pas sulmit, komisariati nr 1 ka vënë në lëvizje patrullat e policisë për të gjetur Dj Mind, i cili ende nuk është dorëzuar në polici.

Dj Mind, ose Armand Basha, nuk është person i panjohur për policinë, pasi ai është i skeduar në polici edhe më herët për dhunë në familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu