Shpendë të ngordhur “pushtojnë” Plazhin e Vjetër në Vlorë, peshkatarët: Nuk kemi parë kurrë më parë një gjë të tillë!

0

VLORË- Dhjetëra shpendë të ngordhur janë gjetur në bregun e detit në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Mes shpendëve të ngordhur mësohet se ka edhe lejlekë. Ende nuk dihet shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve por nëse bën një xhiro të shkurtër rreth bregut të detit mund të shihen skeletë të dekompozuar të shpendëve.

Një shkak i ngordhjes së shpendëve dyshohet se mund të jetë gripi i shpendëve por ky detaj ende nuk është konfirmuar. Dyshimi tjetër i ngritur mund të jetë ndotja mjedisore dhe faktorë të tjerë të lidhur me ndërhyrjet njerëzore në ekosistem. Peshkatarë të zonës shprehen se nuk kanë konstatuar më parë një fenomen të tillë kaq masiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu