“Shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv”/ AMP arreston 8 efektivë policie në Rinas

0

TIRANË – Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të hëne 8 masa arresti për tetë efektivë policie. Burime për mediat bëjnë me dije se aksioni i AMP ka nisur për disa vepra penale, ndër te tjera për “Shpërdorim Detyre”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total janë ekzekutuar tetë masa sigurie, ndërsa mësohet se mes tyre janë edhe dy inskeptorë. Nuk dihet ende identiteti i policëve të arrestuar, ndërsa mësohet se aksioni është në vijim dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu