Shpërdoruan rezervat e shtetit, ndalohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë

0

Në një aksion të Policisë së Kosovës, në mëngjesin e së premtes, janë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i kanë thënë disa burime Radios Evropa e Lirë.

Sipas tyre, të ndaluarit janë Hazif Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore, dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian, i cili paraprakisht ka qenë sekretar në MINT.

Burimet e REL-it kanë thënë se fillimisht atyre u janë bastisur shtëpitë, e më pas janë dërguar edhe në objektin e ministrisë.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar MINT-in dhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione mbi arrestimet, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Mediat lokale në Kosovë janë duke raportuar edhe për arrestimin e një biznesmeni, dhe sipas tyre aksioni ka të bëjë me disa dyshime për rezervat shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu