Shpërndanë ëmbëlsira me kanabis në shkollë, 90 fëmijë përfundojnë në spital

0

Të paktën 90 fëmijë të një shkolle fillore në Pulamadibogo të Afrikës së Jugut përfunduan në spital, pasi konsumuan disa ëmbëlsira që mendohet se si përbërës kishin dhe kanabis sativa.

Sipas të dhënave paraprake, fëmijët i kishin blerë ëmbëlsirat e njohur si “Space cookies” te disa shitës ambulantë, të cilët tashmë janë arrestuar dhe mes të tjerave akuzohen dhe për tentativë vrasje.

Pasi konsumuan kekët, fëmijët nisën të shfaqnin simptomat e para si të vjella, dhembje stomaku dhe halucinacione. Për këtë arsye ata u dërguan me urgjencë në spitalet që ndodheshin pranë shkollës.

Pasi morën trajtim, pjesa më e madhe e nxënësve u dërgua në shtëpi, teksa 3 janë ende në monitorimin e mjekëve.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për të konfirmuar nëse brenda ëmbëlsirave ka pasur substanca të palejuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu