Peqin, mbahet për herë të parë panairi i agroturizmit, synon promovimin e produkteve të zonës

0

U mbajt këtë të premte në qytetin e Peqinit Panairi i Agroturizmit . Një organizim I cili zhvillohet për herë të parë në qytetin e lashtë dhe ka si qëllim promovimin e produkteve bio të zonës, por dhe për të evidentuar potencialet turistike dhe pasurinë folklorike të zonës . Në panair fermerët ekspozuan prodhimet e tyre bujqësore, qofshin ato të stinës ose jo, punimet e realizuara me mjeshtëri nga zonjat duararta, të cilat e trashëgojnë te brezi I ri, por nuk munguan edhe pjesë historike të risjella në vëmendje nëpërmjet fotove të vjetra, kryesisht atyre bardh e zi. Kryebashkiaku I Peqinit Bukurosh Maçi theksoi se panaire të tilla kanë si qëllim tu vijnë në ndihmë fermerëve të promovojnë produktet e tyre bujqësore, duke premtuar se pushteti local do të jetë një mbështetje e vazhdueshme në aktivitetin e tyre bujqësor e blektoral.

Si asnjëherë tjetër qendra e qytetit të Peqinit sot mbante erë vjeshtore nga produktet e shumta të ekspozuara në tenda, ndërsa vërehej një ndërthyrje edhe me brezin e ri. Vetë fermerët evidentuan disa nga problematikat që hasin në përditshmëri, duke gjykuar se organizime të tilla I afrojnë më shumë me konsumatorin.

Të pranishëm në panair vec banorëve të zonës, fermerëve vendas dhe ata të zonave fqinje ishin miq të ardhur nga bashkitë e tjera të qarkut, përfshirë dhe personalitete të politikës. Sakaq bashkia e Peqinit synon që këtë panair ta shndërroj në traditë.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu