Shpërndante kanabis, arrestohet 18-vjeçari në Fier

0

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, të riut në momentin e arrestimit i janë gjetur dhjetëra doza kanabis, të cilat i kishte përgatitur për shtije.

Ndërkohë dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu