Një automjet ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen lagjen “Xhile Liç” të Gramshit, ndërsa dy persona që ndodheshin në mjet, vëllezër, kanë mbetur të plagosur.
Bëhet me dije se vëllezërit e identifikuar si Algert dhe Erald Mine, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Nga informacionet e grumbulluara, rezulton se vëllezërit merreshin me biznes, ku njëri zotëronte një lokal dhe tjetri një mobilieri.
Paraprakisht dyshohet se makinës i është vendosur eksploziv.
Sipas policisë, dy vëllezërit nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.
Gramsh/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.
Pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë.