Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë, humb jetën e moshuara

0

Një bombolë gazi ka shërthyer orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Kuçovë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në lagjen në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin bashkëshortë 86 dhe 84 vjeçë.

Si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës është shembur.

Mësohet se  bashkëshortja 84 vjeçare është nxjerrë nga banesa pa shenja jete.

Burime pranë policiosë bëjnë me dije se bashkëshorti u transportua për në spital me ambulancë, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu