Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë

0

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e së dielës në një banesë në Ishull Lezhë.

Familjarët kanë parë menjëherë flakët dhe kanë arritur ta nxjerrin menjëherë bombolën jashtë banesës, duke parandaluar një rrezik më të madh.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke bërë të mundur neutalizimin e flakëve. Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë rrjedha e tubit të gazit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu