Shpërthen bombola e gazit në një banesë pranë tregut çam në Tiranë, blutë në vendngjarje

0

TIRANA- Pasditen e sotme, një shpërthim tronditi një banesë pranë tregut Çam në Tiranë. Dyshohet se shkak i incidentit mund të ketë qenë një bombol gazi.

Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të nisur hetimet, ndërsa zjarrfikësja mbërriti me vonesë për të vënë nën kontroll flakët.