Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Shoqërohet në polici një person me banim ne Lezhë, kontrollohet banesa e tij

0

Policia e Elbasanit ka shoqëruar Naldo Gjinin, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhallës.

Mësohet se ky person ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

Personi është fiksuar në rrugën e Kombit duke bërë pagesën te trau.

Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.