Shpërthen drejtuesi i shtabit të PD: Dumën e çuat si njeri me pushtet, s’numëroi as votat

0

Rezart Kthupi, drejtues shtabi i Partisë Demokratike në Durrës ka sulmuar Grida Dumën, e cila ishte një prej deputetëve që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës një ditë më parë kërkoi. I pranishëm në Kolegjin e Kryetarëve, Kthupi është shprehur se Duma ka shkuar një herë në tre ditë për fushatë në Durrës dhe pse ishte e dërguara e PD-së në Durrës si person me influencë. Madje, ai shton më tej se deputetja ka anashkaluar takime të planifikuara.

 “Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. Duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente,”- u shpreh Rezart Kthupi.