Shpërthen kamionçina në rrugë! Plagoset shoferi dhe dëmtohen katër shtëpi

0

Një burrë mbeti i plagosur dhe katër shtëpi u dëmtuan pas një shpërthimi të fuqishëm të një kamionçine, që ndodhi të shtunën në mëngjes në një periferi të Çikagos.

Ngjarja ndodhi në qytetin Addison, ku shpërthimi hodhi copa mbeturinash, përfshirë rroba dhe mobilje, nëpër rrugë dhe përpara banesave.

Sipas autoriteteve, një nga shtëpitë u shpall përkohësisht e pabanueshme, pasi një pjesë e kamionçinës goditi një mur mbajtës të saj.

Shkaku i shpërthimit dyshohet të ketë qenë një bombol propani që rridhte në pjesën e pasme të mjetit, sipas raportimeve të mediave lokale.

Shoferi i kamionçinës ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.