Shpërthen në flakë lokali në Elbasan, ndërhyjnë zjarrfikëset

0

Zjarri rrezikon jetën e një çifti bashkëshortësh në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua ne fshatin Vidhas. Kanë qënë dy kalimtarë të rastit të cilët pasi kanë pare tymin janë afruar dhe kane nxjerre nga aty dy të moshuarit.

Gruaja rezulton e lenduar me disa plagë, fatmiresisht jashtë rrezikut për jetën. Vec shokut që ka pësuar rezulton dhe e asfiksuar por pas marrjes së ndihmës së pare paraqitet jashtë rrezikut per jetën.

Kanë qënë kalimtarët që ofruan ndihmën e parë të cilët lajmëruan policinë dhe zjarrfikësen. Ne momentin e ngjarjes në biznes nuk ka patur klientë.

Ndërsa mbeten të paqarta arsyet e zjarrit burimet bëjnë me dije se ndërhyrja në kohë rekord e zjarrfikëses parandaloi shpërthimin e bombulës së gazit që gjendej në brendesi.

Sikurse duket ne pamje shtëllungat e tymit tregojnë gjendjen serioze dhe të rrezikshme të kësaj ngjarjeje. Policia në vëndngjarje nisi hetimet mbi shkaqet e rënies sa zjarrit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.08.2021.,rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas, Elbasan, në lokalin e shtetasit G.Ll., 61 vjeç, ka rënë zjarr. Forcat e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu