Ky veprim i Nicole Kidman revoltoi qytetarët dhe politikanët e Hong Kong-ut

0
Nine Perfect Strangers -- “Random Acts of Mayhem” - Episode 101 -- Promised total transformation, nine very different people arrive at Tranquillum House, a secluded retreat run by the mysterious wellness guru Masha. Masha (Nicole Kidman), shown. (Photo by: Vince Valitutti/Hulu)

Teksa qyteti shtrëngon kufizimet e hyrjes për udhëtarët ndërkombëtarë për të parandaluar koronavirusin, karantina në Hong Kong për yllin e Hollywood-it, Nicole Kidman nuk ka qenë e detyrueshme.

Kidman, e cila udhëtoi për në Hong Kong javën e kaluar nga Sydney u përjashtua nga një karantinë njëjavore dhe u pa në qytet këtë javë duke filmuar një seri të re të Amazon Prime Video të titulluar “Expats”.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, qeveria tha se kishte dhënë përjashtimin “me qëllim të kryerjes së punës së caktuar profesionale”.

“E favorshme për ruajtjen e funksionimit dhe zhvillimit të nevojshëm të ekonomisë së Hong Kong-ut”, u tha në deklaratë.

Por kjo solli reagime të shumë dhe disa ligjvënës të Hong Kong-ut kritikuan vendimin.

“Rasti i përjashtimit të Nicole Kidman nuk ka të bëjë vetëm me politikën, ai përfshin çështjen e sigurisë shëndetësore dhe është një çështje padrejtësie,” tha ligjvënësja Priscilla Leung.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu