Tiranë- Më datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, u raportua një incident ku mjeti tip “Volkswagen” ka pësuar zjarr gjatë lëvizjes dhe është djegur pjesërisht.
Drejtuesi i mjetit identifikohet si shtetasi A. Xh. Në këtë ngjarje, ka rezultuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka pasoja për shëndetin e personave të përfshirë.
Bazuar në informacionet paraprake, ka dyshime se shkaku i zjarrit mund të jetë një defekt teknik në mjet.
Një grup hetimor është mobilizuar për të kryer investigimin e detajuar dhe përcaktimin e faktorëve që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.





