Një automjet u përfshi nga flakët te rrethrrotullimi pranë digës së liqenit mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka braktisur menjëherë automjetin, ndërsa policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.





