Shpërthen në flakë mjeti i parkuar para banesës (Video)

0

 

Një automjet tip Opel është përfshirë nga flakët në lagjen Partizani të Vlorës. Ka qenë pronari i mjetit ai që ka vënë re flakët e zjarrit në makinë dhe menjëherë ka njoftuar ekipin e zjarrfikësve.

Nuk dihet ende nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë: Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip “Opel” i parkuar, në pronësi të shtetasit R. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu