Shpërthen në flakë në ecje makina, ja çfarë dyshohet

0

Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja. Sipas informacioneve të policisë, makina që drejtohej nga Xh.K ka marr flakë në ecje. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një difekti teknik teksa ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja, një automjet me drejtues shtetasin Xh. K., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu