Shpërthen në flakë një hotel te nënkalimi Rinasit

0

Marrin flakë panelet diellore të një hoteli pranë mbikalimit të Rinasit.

Policia informon se mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët hoteli i cili ndodhet pranë kësaj zone. Për pasojë janë djegur panelet diellore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Policia ka nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.

NJOFTIMI:

Me datë 30.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te mbikalimi i Rinasit, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu