Shpërthen pas 900 vitesh vullkani në Islandë

0

Një vullkan ka shpërthyer në jug-perëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik. Sipas njoftimit të zyrës meteorologjike shpërthimi vullkanik ka filluar në Fagradalsfjall, një mal pozicionuar në jug-perëndim të kryeqytetit. Vullkani ka shpërthyer për herë të parë pas 900 vitesh, teksa shumë video janë duke qarkulluar në rrjete sociale.

Zyra meteorologjike:

Çarja vlerësohet të jetë e gjatë rreth 200 metra.
Pas shpërthimit është këshilluar që banorët të rrinë jashtë zonës së shpërthimit pasi përbën një rrezik të madh për jetën e tyre. Më shumë se 40,000 tërmete kanë ndodhur në zonë në katër javët e fundit, një numër shumë herë më i lartë krahasuar me vitet e tjera. Sistemi vullkanik Krysuvik, i cili nuk ka një vullkan qendror, ndodhet në jug të malit Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes në Islandën jug-perëndimore.

Burimi: dailymail.co.uk/joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu