Shpërthen vullkani në Islandë, lava arrin deri në 100 metra

0

ISLANDË- Policia në Gadishullin Jugor të Icelandës u ka bërë thirrje qytetarëve të Grindavik, një fshat peshkimi në bregun jugperëndimor të vendit, të evakuohen për shkak të një shpërthim vullkanik që filloi në veri të qytetit.

“Duam t’u kërkojmë drejtuesve të mjeteve që të mos bllokojnë rrugët dhe të krijojnë rreziqe të panevojshme! Mbajini rrugët hapur që njerëzit të mund të evakuohen”, tha policia në një deklaratë, pasi çarja e vullkanit ka kaluar 3 km dhe po i afrohet qytetit.

Vullkani në jugperëndim të Islandës që filloi të shpërthejë të hënën dërgoi shatërvanë llave deri në 100 metra, me shkëlqimin e shpërthimit të dukshëm deri në qendër të kryeqytetit, Reykjavik.

Vendndodhja e çarjes përbën rrezik për stacionin gjeotermik aty pranë Svartsengi dhe qytetin e Grindavik, i cili filloi të evakuohej muajin e kaluar për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik.

“Ne po shikojmë skenarin më të keq,” tha Thorvaldur Thordarson, një vullkanolog në Islandë. “Shpërthimi duket i madh dhe vetëm dy kilometra larg infrastrukturës kryesore.”

Mijëra tërmete ishin zbuluar në Islandë që nga fundi i tetorit, sipas Shërbimit Meteorologjik Islandez. Në nëntor, me shtëpi dhe rrugë të shkatërruara, autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe evakuuan Grindavik, një qytet me më shumë se 3,000 banorë pranë vullkanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu