Shpërthim i fuqishëm me tritol në Tiranë, hidhet në erë makina

0

 

Një makinë ka shpërthyer i pasojë e vendosjes së një sasie tritoli pasditen e sotme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Makina thuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person ka humbur jetën.

Mësohet se makina ka shpërthyer, ndërkohë që po udhëtonte pranë zonës së njohur si “Ura e Nisharakut”.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve është mbledhur në zonën e Nshrakut ku ka ndodhur dhe shpërthimi. Të shtyrë nga frika dhe nga kurioziteti qytetarët janë të shumtë në vendin e ngjarjes, ku shpërthimi i fuqishëm duket se ka tronditur të gjithë banorët aty rrotull.

Autoambulanca ka transportuar drejtuesin e mjetit drejt spitalit të Traumës, i cili raportohet se është në gjendje kritike për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu