HAGË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë. Mësohet se shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15. Gjithashtu ekipet e shpëtimit janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit.
Ndërsa katër të tjerë raportohet se janë nxjerrë nga rrënojat deri më tani. Megjithatë shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Por mediat holandeze thonë se policia ësntyë vendosur në kërkim të një automjeti e cila u largua me shpejtësi pak çaste pas incidentit. Kryebashkiaku Jan van Zaanen ka shkuar në vendin e ngjarjes për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit. Disa kate të ndërtesës duket se janë shkatërruar.
🚨🇳🇱BREAKING: EXPLOSION IN THE HAGUE
A 3-story apartment block in The Hague has partially collapsed following a fire and explosion.
The city’s fire service confirmed: “At this moment, the emergency services are busy rescuing and searching for people and fighting the fire.”
The… pic.twitter.com/8MYVv4X1Ao
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) December 7, 2024