Shpërthim i fuqishëm në qytetin Luhansk. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:05 me kohën lokale të Moskës.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shpërthimin e një tubacioni gazi i cili kishte marrë flakë në rrethana ende të mistershme dhe që ndodhej në një njësi të shpërndarjes së gazit në zonën e rrugës Belomorskaya 2.
Gazsjellësi i Druzhbës u shkrumbua i tëri nga flakët, ndërsa hetimet për të gjetur autorin vijojnë ende.
Deri tani nuk është raportuar për viktima, por vetëm të plagosur lehtë.
Shpërthimi rrit pasigurinë në kufirin mes dy vendeve, Rusisë dhe Ukrainës.





