Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Ksamil

0

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Ksamil të Sarandës.

Nga raportimet e para dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi pranë një karburanti në hyrje të Ksamili.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Lajmi mbërriti në redaksi rreth orës 11:55.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu