Shpërthim me eksploziv në qytetin e Vlorës, zbulohet kujt i përket makina Pasat (EMRI)

0

Një shpërthim me eksploziv dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, vetëm 3 ditë nga ndërrimi i viteve.

Fax News mëson nga burimet se shpërthimi i fuqishëm është regjistruar pranë zonës së Kuzum Babasë në Vlorë.

Eksplozivi i është vendosur një makine Pasat me targa AA 151 MJ në pronësi të Benard Sinomataj, të parkuar pas poliklinikes ne lagjen ‘Hajro Cakerri’ ne qytetin e Vlorës.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu