Shpërthim me lëndë plasëse në portën e jashtme të një banese në Shkodër, detajet e para

0

SHKODRA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin “Dragoç” në Postribë të Shkodrës. Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:35 në portën e jashtme të shtëpisë së Lulëzim Hasajt.

Sipas policisë në banesën e 49-vjeçarit, ku u hodh sasi e vogël e lëndës plasëse, nuk banon njeri prej shumë vitesh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu