Shpërthim me tritol banesës në Lushnje!

0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet në lagjen “18 Tetori” këtë mbrëmje në Lushnjë.

Lënda plasëse është vendosur në makinën e parkuar në oborrin e shtëpisë së Altin Lamces.

Lamce është tregtar në tregun e fruta-perimeve të qytetit. Në momentin e shpërthimit, në banesë kanë qenë të pestë pjesëtarët e familjes, por fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu