Shpërthim me tritol në banesën e tregtarit në Lushnje, shpëtojnë 5 anëtarët e familjes

0

LUSHNJE- Kjo natë e ndërrimit të viteve nuk po kalon qetë në Lushnje, pasi për herë të dytë iu është vënë lëndë plasëse një banese.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën ku banon Altin Lamçe. Po në këtë banesë u vu lëndë plasëse më 2 nëntor. Banesa i përket kunatit të tij në Angli dhe figuron në emër të Resmije Turku.

Në momentin e shpërthimit në banesë ishin 5 pjestarët e familjes, mirëpo për fat të mirë nuk janë lënduar.

Hera e parë ka qenë vetëm 2 muaj më parë, në 1 nëntor 2022, ku iu vu tritoli në oborr ku pati dëmtime makina e parkuar dhe u thyen xhamat e shtëpisë.

Nuk dihet nëse nga shpërthimi ka pasur të lënduar apo dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISE: Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu