Shpërthim me tritol në një pallat, hera e dytë brenda pak ditësh. Njoftimi i policisë

0

Një objekti në ndërtim i është vënë lëndë plasëse pak pas mesnate mbrëmë në Shëngjin. Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 te Rana e Hedhun.

Lënda eksplozive i është vënë objektit në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Të njëjtit objekt i është vendosur tritol edhe rreth, tre javë më parë, më 19 nëntor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë,ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu