Shpërthim me tritol në Sarandë. Emri pronarit

0

SARANDË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ndodhi në lagje nr.1 rreth orës 04:35 minuta. Tritoli ishte vendosur në hyrje të vilës së personit të identifikuar si Lefter Lefteri alias Afez Kulla. Nga shpërthimi raportohet të ketë vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar.

Zona aktualisht është e rrethuar, por nuk dihet ende se kush qëndron pas kësaj ngjarjeje. Nuk dihet nëse pronari i banesës është një person me precedentë penalë apo ka pasur konflikte së fundmi dhe ka qenë kjo arsyeja e vendosjes së tritolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu