SHKODËR- Një shpërthim ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.
Një sasi lende plasëse i është vendosur një automjeti tip Audi i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër rreth orës 4.20 minuta.
Si pasojë e shpërthimit të forte, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.