Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë një shtëpie private në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit të së hënës.
Një 62-vjeçarje i është vendosur lënda plasëse në derën e banesës. Banesa e 62-vjeçares Frida Sala ndodhet në lagjen Tom Kola”.
Raportohet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet dhe autorët e ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit