Shpërthim me tritol në Vlorë, policia jep DETAJE: U vendos në dritaren e një biznesi

0

Një sasi lënde plasëse raportohet se ka shpërthyer pak para mesnate (24 qershor), rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në dritaren e biznesit, ndërsa ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Cilat janë zonat më të nxehta? Parashikimi i motit për sot: Temperaturat…

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar