Shpërthim në afërsi të një pallati në Orikum, dëmtime në katin e parë

0

Shpërthim pranë një pallati në Orikum.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, ku në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Policia thotë se për pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.