KATAR- Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për një seri shpërthimesh mbi Doha, kryeqytetin e Katarit. Shpërthime u dëgjuan vonë pasditen e së hënës mbi Katar. Sipas një zyrtari izraelit, Irani lëshoi gjashtë raketa në bazat amerikane në Katar. Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.
Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.
Përveç kësaj, Wall Street Journal raporton se Irani ka pozicionuar lançues raketash për një sulm të mundshëm ndaj forcave amerikane. Mbyllja e hapësirës ajrore të Katarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe vjen vetëm pak orë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të paralajmëruan qytetarët e tyre atje të strehohen.
E gjitha kjo vjen pasi SHBA-të kryen sulme ajrore ndaj lokacioneve bërthamore iraniane gjatë fundjavës. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit u aktivizuan për të kapur “objektiva armiqësore” në qytetin Ahvaz, në rajonin jugperëndimor të vendit.