Shpërthime të forta në ishullin e Sazanit

0

VLORË– Shpërthime në ishullin e Sazani! 24 orë pasi ishulli shqiptar është përfshirë nga flakët, municionet që kanë mbetur në zona të ndryshme kanë shpërthyer. Nuk dihet nëse si pasojë e shpërthimeve ka apo jo persona të plagosur.

Një gjë e tillë është paralajmëruar nga vetë Ministri Niko Peleshi një ditë më parë. Peleshi tha se municionet paraqesin rrezikshmëri për efektivët që po luftojnë me flakët pasi, shpërthejnë kur bien në kontakte me zjarrin.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu