GREQI- Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit në Greqi. Mediat greke raportojnë se autoritetet, në shumë zona u ka kërkuar banorëve që të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura.
Shumë shtëpi dhe makina janë djegur në fshatrat Aetochori dhe Pefka. Zjarri ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar në Aleksandropoli.
Zjarri po i afrohet fshatrave Agnadia dhe Anthia, dhe po lëviz në veri të aeroportit të Aleksandoupolit.
Tymi i dendur që ka mbërritur në qytetin e Aleksandoupolit, ka krijuar një atmosferë mbytëse. Tre të moshuar me probleme të frymëmarrjes, janë dërguar në spital.
Και τώρα ας περάσουμε στα σοβαρά.
Αλεξανδρούπολη, τώρα
… pic.twitter.com/Dwqdn4VeEY— V Michail (@Michail4V) August 19, 2023