Shpërthimi me tritol në banesën e Skënder Likës, gjendet një automjet i djegur në Fushë Krujë, dyshohet se i përket autorëve

0

Një automjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve që vendosën tritolin në banesën e Shkënder Likës në Laç është gjetur nga policia në vendin e quajtur Kallmat, në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.

Mjeti është shkrumbuar totalisht nga flakët. Sakaq nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesen 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të shkohet në gjurmet e autoreve të ngjarjes.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici janë dhe pjestarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohur të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu