Shpërthimi në Turqi/ Kulla: Këto lloj atentatesh me njerëz të droguar zakonisht i ka bërë ISIS

0

Policia turke ka shoqëruar dje të dyshuarën kryesore si autore të shpërthimit të fuqishëm të së dielës në qendër të Stambollit, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën të paktën 80 të tjerë. E arrestuara është 23-vjeçarja Ahlam Albashir, shtetase siriane. Ministri i Brendshëm turk Sulejman Sojllu tha se ajo është anëtare e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe e njohur si e tillë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Eksperti i Sigurisë Ndërkombëtare, Ilir Kulla është shprehur se sipas raporteve inteligjente, autorja e dyshuar ose nuk ka qenë mirë mendërisht, ose ka qenë e droguar.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kulla thotë se shpeshherë personat që bëjnë këto lloj aketesh terroriste, janë të droguar.

Ilir Kulla: Kjo ose ka qenë e planifikuar që i kanë thënë “ço çantën atje” dhe do të shpërthente bashkë me atë dhe do t’i mbetej kësaj. Ose ajo që kanë vërtetuar ato që po merren me rastin se ajo vajzë mendërisht nuk ka qenë në rregull. Ose ka qenë e droguar.

Blendi Fevziu: E droguara a mund ta kryente?

Ilir Kulla: Shpesh këto që bëjnë këto lloj operacionesh janë të droguar. Por tani, çfarë ndodh? Nëse në rastin e parë, na thuhet se ajo e YPG-së është kurde, një gjë është e qartë që është kurde, por nëse na thuhet se është kurde dhe e YPG-së, kurdët nuk para i kanë bërë këto lloj operacionesh. E dyta, këto lloj atentatesh zakonisht me njerëz të droguarsh i ka bërë ISIS dhe në veriun e Kurdistanin e Sirisë ka shumë nga këto gratë të cilat që janë të trajnuara për të qenë edhe terroriste, edhe e grupimeve të këtyre celulave.

Sjellim në vëmendje se 23-vjeçarja fshihej në një banesë në lagjen periferike perëndimore Kyçykçekmeçe. Banesa shërbente si bazë për celulën e tyre terroriste, në të cilën u gjetën edhe armë dhe municione. Zyrtarët zbuluan vendndodhjen e saj pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Sipas hetuesve, 23-vjeçarja qëndroi rreth 40 minuta pranë zonës ku ndodhi shpërthimi dhe u largua vetëm pak minuta para ngjarjes.

Operacionet për kapjen e të dyshuarve të tjerë vazhdojnë në gjithë vendin, megjithëse asnjë grup nuk e ka marrë deri më tani përgjegjësinë për ngjarjes. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit refuzon pushtetin e qeverisë turke dhe kërkon krijimin e një shteti të pavarur kurd në territorin e Turqisë./tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu